Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t'u drejtohet liderëve botërorë të mbledhur në Davos, Zvicër, për Forumin Ekonomik Botëror (WEF).
Asnjë zyrtar apo kompani ruse nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen ndërkombëtare të liderëve politikë dhe industrialë.
Por një delegacion ukrainas, përfshirë ministrin e Jashtëm, e ka bërë udhëtimin, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
"Kërkesa kryesore për të gjithë botën këtu është: mos ndaloni së mbështeturi Ukrainën," u tha gazetarëve deputetja ukrainase Ivanna Klympush-Tsintsadze në prag të samitit.
Samiti nuk është mbajtur që nga janari 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit. Një forum virtual u zhvillua vitin e kaluar, me presidentin rus Vladimir Putin mes folësve.