Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar se po zhvillohen rreth 13,000 hetime mbi krimet e dyshuara të luftës nga ushtarët rusë.
Që nga ngritja e akuzave, Rusia ka mohuar vazhdimisht kryerjen e mizorive të luftës, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".
Më herët, një ushtar rus 21-vjeçar, rreshteri Vadim Shishimarin, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur.
Shishimarin pranoi se kishte qëlluar Oleksandr Shelipov, 62 vjeç, nga një makinë ndërsa ushtarët rusë hynë në fshatin Chupakhivka katër ditë pas pushtimit.