“Ajo vdiq në duart e mia” - djali 18-vjeçar tregon momentin kur nëna e tij u vra gjatë sulmit me granatime

Bota

“Ajo vdiq në duart e mia” - djali 18-vjeçar tregon momentin kur nëna e tij u vra gjatë sulmit me granatime

Nga: A.SH Më: 23 maj 2022 Në ora: 20:36
Viacheslav

Një djalë 18-vjeçar ka folur për momentin kur nëna e tij u vra pas një sulmi me granatime që goditi shtëpinë e tyre në Donestk, në Ukrainën lindore, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Viacheslav i tha UNICEF-it se tani po fokusohet në krijimin e një jete më të mirë për katër vëllezërit e motrat e tij më të vegjël.

"Mamaja u vra. Ajo vdiq në duart e mia," tha ai.

Duke folur mes lotësh, ai shtoi: "Garanata ra vetëm disa hapa larg nesh. Kur hapa sytë, pashë mamin të shtrirë në anën e saj.

"Fjalët e saj të fundit ishin - Unë jam mirë."

Duke folur për vëllezërit e motrat e tij më të vegjël, ai shtoi: "Unë dua që ata të kenë një të ardhme për të cilën janë të emocionuar dhe e di që do të bëj gjithçka për të."

Donetsk është përballur me një breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat