Presidenti i Ukrainës ka thënë se i vetmi zyrtar rus që do të takohet është Vladimir Putin – dhe e vetmja temë që do të diskutojë është përfundimi i luftës, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Volodymyr Zelenskyy tha gjithashtu se organizimi i çdo lloj bisede me Rusinë po bëhej më i vështirë në dritën e asaj që ai tha se ishte dëshmi e veprimeve ruse kundër civilëve nën okupim.
Ai gjithashtu vuri në dukje se rimarrja e Krimesë, një gadishull në Evropën Lindore, do të "kushtonte qindra mijëra viktima".
Zona u aneksua nga Rusia në 2014.
Ndërsa betejat vazhdojnë në lindje të vendit, Zelenskky shtoi se forcat ukrainase janë "mjaft të suksesshme" në qytetin verilindor të Kharkiv.