​SHBA: 20 vende miratojnë dërgesat e armëve në Ukrainë

Bota

​SHBA: 20 vende miratojnë dërgesat e armëve në Ukrainë

Më: 24 maj 2022 Në ora: 07:51
Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi se rreth 20 vende kanë miratuar dërgesat e armëve në Ukrainë, pas një videokonference të vendeve që mbështesin përpjekjet e Ukrainës për t’u mbrojtur nga pushtimi i vazhdueshëm rus.

“Greqia, Italia dhe Polonia kanë rënë dakord të dërgojnë sisteme artilerie, ndërsa Danimarka ka premtuar raketa, disa vende të tjera do të ofrojnë ndihmë me trajnimet”, tha Austin.

Austin shtoi se grupi ishte rritur që nga takimi i tij fillestar muajin e kaluar në Gjermani, me anëtarësimin e Austrisë, Bosnje-Hercegovinës, Kolumbisë dhe Irlandës duke e çuar numrin e vendeve pjesëmarrëse në 47.

Takimi i radhës është caktuar më 15 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat