Lufta mund të çojë në migrim masiv nga Afrika në Evropë

Bota

Lufta mund të çojë në migrim masiv nga Afrika në Evropë

Nga: A.SH Më: 24 maj 2022 Në ora: 15:01
Andrzej Duda, majtas, udhëtoi për në Ukrainë javën e kaluar

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka bërë që bota të përjetoi vështërsi sa i përket furnizimeve me drithëra të Ukrainës dhe pasojat e mundshme të vështirësive për t'i larguar ato nga vendi, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Presidenti i Polonisë thotë se lufta mund të shkaktojë mungesa ushqimore në Afrikën e Veriut, që nga ana tjetër do të çojë në migrim masiv në Evropë.

"Nëse rezulton se ka uri në Afrikën e Veriut... si Spanja ashtu edhe e gjithë Evropa Jugore do të kenë një problem të madh migracioni," tha Andrzej Duda në një panel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

"Sot ne duhet të fokusohemi që Ukraina të jetë në gjendje të eksportojë grurin e saj."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat