Të paktën gjashtë civilë janë vrarë nga bombardimet ruse, sipas një guvernatori rajonal në Ukrainën lindore.
Zyrtari i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai tha se tetë persona të tjerë u plagosën në qytetin Severodonetsk gjatë 24 orëve të mëparshme, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Severodonetsk është në epiqendrën e luftimeve në zemrën industriale lindore të Ukrainës, Donbas.
Kujtojmë që sulmet e vazhdueshme po vazhdojnë në Ukrainë.