Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me ushtarët e plagosur në fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë dhe i ka përshëndetur si heronj, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Ky është takimi i parë i këtij lloji që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Takimet u zhvilluan në spitalin ushtarak Mandryka të Moskës.

Putin shtrëngoi duart me burrat dhe pyeti një ushtar për djalin e tij të vogël, duke i thënë: "Ai do të jetë krenar për babanë e tij".
"Këta janë njerëz që po rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për hir të njerëzve dhe fëmijëve të Donbasit, për hir të Rusisë. Ata janë të gjithë heronj," u tha ai zyrtarëve pas takimit me të plagosurit.