Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss po udhëton për në Bosnje dhe Hercegovinë të enjten, ku do të përdorë një fjalim drejtuar Forcave të Armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës (BiH) për t'i nxitur partnerët perëndimorë të Mbretërisë së Bashkuar të sigurojnë humbjen e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë të mërkurën vonë, raportob CNN, përcjell Bota sot.
Truss do të paralajmërojë gjithashtu kundër qetësimit të liderit rus, shtohet njoftimi.
“Agresioni i Rusisë nuk mund të zbutet. Duhet të përballet me forcë”, thotë ajo sipas Ministrisë së Jashtme.
“Ne duhet të jemi të pamëshirshëm për të siguruar që Ukraina të mbijetojë përmes ndihmës ushtarake dhe sanksioneve. Ne nuk mund ta heqim këmbën nga gazi tani."