Udhëheqësi i separatistëve të mbështetur nga Rusia në provincën e shkëputur Donetsk ka bërë thirrje që operacioni ushtarak i Moskës të përshpejtohet, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.
Kjo vjen pasi forcat ruse janë afër rrethimit të dy qyteteve kryesore në Donbas, me bombardime të vazhdueshme me mortaja që shkatërrojnë shtëpi dhe vrasin civilë.
Kështu konfirmuan thanë zyrtarët ukrainas.
"Gjithçka tani është e fokusuar në Donbas," tha Vadym Denisenko, një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës./M.L.