Një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas pranon se Rusia ka dorën e parë - si në aviacion ashtu edhe në artileri - në luftimet në rajonin lindor të Luhanskut, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Oleksiy Gromov i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë në një konferencë se forcat ukrainase "po përpiqen me të gjitha forcat për të ndryshuar situatën".
"Po, armiku aktualisht ka një avantazh si në aviacion ashtu edhe në artileri, por ne po bëjmë gjithçka që është e mundur. Sigurimi i armëve moderne nga vendet partnere do të përshpejtojë fitoren tonë," e citon atë të ketë thënë agjencia e lajmeve Interfax.
Ai thotë se situata është "e vështirë, por e qëndrueshme" në zonën e Severodonetsk.
Atje Rusia ka vepruar në një mënyrë "klasike", thotë ai, fillimisht duke sulmuar nga ajri, pastaj me artileri dhe më pas duke dërguar forca tokësore.