Peru-ja goditet nga tërmeti i fuqishëm

Bota

Peru-ja goditet nga tërmeti i fuqishëm

Më: 26 maj 2022 Në ora: 17:05
Peru

Një termet i fuqishëm me fuqi prej 7.2 ballë goditi rajonin Tirapata në jug të Perusë të enjten, ka bërë të ditur Departamenti Amerikan për Mbikëqyrjen e Tërmeteve (DAMT)

Tërmeti ishte me thellësi prej 212 kilometrash, thonë nga DAMT.

Departamenti Amerikan për Paralajmërim nga Cunami tha se nuk ka rrezik për cunami; ende nuk ka raportime për dëme dhe viktima.

Gjatë ditës Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (QSEM) raportoi për tërmetin 7 ballësh.

“Nga informacionet që kemi deri më tani nuk raportohet për dëme”, bëri të ditur Hernando Tavera, kreu ekzekutiv i Institutit Gjeofizik të Perusë (IGP) për radio stacionin RPP.

“Duke u bazuar në intensitetin e tërmetit në sipërfaqe, nuk mund të themi se ka dëme të shkaktuara”, shtoi tutje Tavera.

Duke u bazuar nga raportimet e mediave lokale, tërmeti u ndje edhe në rajonet tjera jugore si Arequipa, Cusco dhe Tacna, banorët e të cilave qytete nga paniku dolën në rrugë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat