Putin: Rusia e gatshme të ndihmojë me krizën ushqimore nëse Perëndimi heq sanksionet

Bota

Putin: Rusia e gatshme të ndihmojë me krizën ushqimore nëse Perëndimi heq sanksionet

Nga: A.SH Më: 26 maj 2022 Në ora: 19:24
Vladimir Putin

Moska është e gatshme të japë një "kontribut të rëndësishëm" për të shmangur një krizë globale ushqimore nëse Perëndimi heq sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës, tha Presidenti Vladimir Putin në një bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë Mario Draghi, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Putin foli gjithashtu për "hapat e ndërmarra për të garantuar sigurinë e lundrimit, duke përfshirë hapjen e përditshme të korridoreve humanitare për daljen e anijeve civile nga portet e Azov dhe Detit të Zi, të cilat pengohen nga pala ukrainase", tha Kremlini në një deklaratë pas thirrjes.

Fermerët ukrainas kanë 20 milionë tonë drithë që nuk mund t'i arrijnë në tregjet ndërkombëtare dhe një korrje e re është gati të fillojë.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e ka përshkruar më parë si "shantazh" ofertën e Rusisë për të hequr bllokadën e porteve të Detit të Zi ukrainas, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat