Putin flet për masat e vendosura nda sanksioneve perëndimore

Bota

Putin flet për masat e vendosura nda sanksioneve perëndimore

Më: 27 maj 2022 Në ora: 17:21
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se qeveria e tij po vazhdon të zbatojë masa për të trajtuar sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga "vendet jomiqësore".

“Qeveria e Rusisë po merr vendime të menjëhershme për të siguruar funksionim të qëndrueshëm të tregut dhe sektorit financiar”, u tha ai udhëheqësve euroaziatikë gjatë një takimi virtual të Këshillit të Lartë Ekonomik Euroaziatik të premten. “Ne po punojmë në rritjen e aksesit në financa, për të mbështetur kapitalin qarkullues dhe likuiditetin.”

Rusia kishte filluar t'u kërkonte vendeve që të paguanin për dërgesat e naftës dhe gazit në rubla, por Putin thotë se politika do të ndryshojë për disa partnerë, raporton CNN, përcjell "Bota sot".

"Ne po zgjerojmë praktikën e pagesave në monedhat kombëtare për ato vende që e kanë provuar veten si partnerë të besueshëm për Rusinë," tha ai.

Presidenti rus vazhdoi të trajtojë çështjen e pasigurisë ushqimore, e cila ka dalë në pah për shkak se Rusia pushtoi Ukrainën, një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në Evropë.

“Rusia dhe anëtarët e tjerë të organizatës sonë po sillen me më shumë përgjegjësi”, tha ai, duke shtuar se vendet euroaziatike ishin plotësisht të vetë-mjaftueshme kur ishte fjala për këto produkte.

Putin vazhdoi duke thënë se interesi për Bashkimin Ekonomik Euroaziatik ishte në rritje “pavarësisht situatës komplekse ndërkombëtare, të lëshuar nga i ashtuquajturi Perëndim kolektiv, me konfrontimin e tij”.

"Për Rusinë, thellimi i marrëdhënieve me të gjithë partnerët euroaziatikë është shumë i rëndësishëm," tha ai.

Takimi i Këshillit të Lartë Ekonomik Euroaziatik u zhvillua në ditën e dytë të forumit të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EAEU) të mbajtur në Kirgistan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat