Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për “sabotim” të procesit të negociatave mes dy vendeve, raporton Sky news, përcjell "Bota sot"
Kremlini i bëri komentet duke cituar një telefonatë të bërë mes zotit Putin dhe kancelarit austriak Karl Nehammer të premten.
Putin informoi gjithashtu homologun e tij austriak për veprimet që po ndërmerr Rusia për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve në Azov dhe Detet e Zi.
Lufta në Ukrainë po rëndohet çdo ditë e më shumë, ku sulmet ruse nuk kanë të ndalur.