Rusia në krizë, ka nevojë për ndihma për të vazhduar luftën në Ukrainë

Bota

Rusia në krizë, ka nevojë për ndihma për të vazhduar luftën në Ukrainë

Nga: A.M. Më: 27 maj 2022 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

"Resurse të mëdha" nevojiten për të vazhduar luftimin e asaj që Rusia e quan "operacioni i saj special ushtarak", tha ministri i financave Anton Siluanov.

Sanksionet e vendosura nga Perëndimi kanë ndihmuar në rritjen e inflacionit në Rusi në pothuajse 18%, ndërkohë që ekonomia në tërësi është në prag të recesionit, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

"Duhen para, burime të mëdha për operacionin special," tha z. Siluanov në një leksion në një universitet në Moskë.

Vladimir Putin ka urdhëruar rritje 10% të pensioneve dhe pagës minimale për të mbrojtur rusët nga inflacioni, ndërsa mohon se problemet ekonomike të vendit janë të lidhura me pushtimin e Ukrainës.

Masat do të kushtojnë rreth 600 miliardë rubla këtë vit dhe rreth një trilion në vitin 2023, tha z. Siluanov në fillim të kësaj jave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat