Lituanezët kanë mbledhur rreth 3 milionë euro në vetëm tre ditë – nga 5 milionë euro të nevojshme – për të blerë një dron të avancuar ushtarak për Ukrainën, raporton Al Jazeera.
Ukraina ka blerë më shumë se 20 dronë të armatosur Bayraktar TB2 në vitet e fundit dhe ka porositur 16 të tjerë më 27 janar. Grumbullimi u dorëzua në fillim të marsit.
“Ky është rasti i parë në histori kur njerëzit e thjeshtë mbledhin para për të blerë diçka si një Bayraktar. Është e paprecedentë, është e pabesueshme”, tha Beshta Petro, ambasadori i Ukrainës në Lituani, për Laisves TV, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.