“Pas Ukrainës…”: Aleati i Putinit vjen me një kërcënim për Poloninë

Bota

“Pas Ukrainës…”: Aleati i Putinit vjen me një kërcënim për Poloninë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 06:50
Ramzan Kadyrov

Udhëheqësi çeçen, i mbështetur nga Kremlini, ka postuar një video në të cilën ai paralajmëron se Polonia mund të jetë “e radhës” pas Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, Ramzan Kadyrov, i cili është i famshëm për “deklaratat agresive” të tij, ka thënë se Ukraina ishte “një gjë e përfunduar” dhe se “nëse jepet një urdhër pas Ukrainës, ne do t’ju tregojmë (Polonisë) se çfarë mund të ndodhë në gjashtë sekonda”.

Ndryshe, Polonia, e cila kufizohet me Ukrainën, i ka ofruar fqinjit të saj armë dhe ndihma të tjera që kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë më 24 shkurt.

Ajo gjithashtu ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas.

Kadyrov më vonë i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy që “më në fund të vijë në vete dhe të pranojë kushtet e ofruara nga presidenti ynë (Vladimir Putin)”.

Kadyrov ka përdorur vazhdimisht mediat sociale për t’u mburrur për performancën e pretenduar të luftëtarëve çeçenë kundër trupave ukrainase dhe për të bërë deklarata të tjera të pakonfirmuara në lidhje me luftën në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat