Një anije ka hyrë në portin ukrainas të Mariupolit për herë të parë që kur trupat e Kremlinit pushtuan rajonin jugor, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.
Një zëdhënës i portit tha për TASS se anija do të ngarkonte 2700 ton metal përpara se të udhëtonte drejt lindjes në qytetin rus të Rostov-on-Don të hënën, shkruan Sky News, përcjell Bota sot.
Avokati i popullit të Ukrainës për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisova, ka thënë se dërgesa përbënte grabitje nga Rusia.
“Plaçkitja në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës vazhdon”, shkroi ajo në aplikacionin e mesazheve Telegram.
"Pas vjedhjes së drithit ukrainas, pushtuesit iu drejtuan eksportit të produkteve metalike nga Mariupol".
Të premten, prodhuesi më i madh i çelikut në Ukrainë Metinvest tha se ishte i shqetësuar se Rusia mund të përdorë disa anije të bllokuara në Mariupol për të "vjedhur dhe kontrabanduar produkte metalurgjike" që i përkasin grupit.
I pyetur të shtunën nëse metali që do të dërgohej i përkiste Metinvest, një zëdhënës i kompanisë tha: "Ne thamë dje se metali ynë është në portin e Mariupolit, po."