Të paktën një person ka humbur jetën pas bombardimeve në qytetin portual të Mykolaiv në juglindje të Ukrainës, tha të shtunën administrata shtetërore rajonale.
Mykolaiv është nën kontrollin e qeverisë ukrainase, por jo shumë larg vijës së parë të luftimeve midis forcave ukrainase dhe ruse. Është rreth 60 kilometra (37 milje) larg nga Kherson, i cili ka qenë nën kontrollin rus që në ditët e para të pushtimit, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
“Të shtunën në mëngjes, më 28 maj, trupat pushtuese të Rusisë qëlluan edhe një herë në qytetin e Mykolaiv”, thuhet në një deklaratë. “Dhe përsëri goditja ra në zonat e banuara. Një person vdiq në vend. Mësohet se janë plagosur të paktën 6 civilë”.
Deklarata tha se të paktën dy raunde ranë në oborret e ndërtesave të larta të banimit, duke dëmtuar disa ndërtesa.
"Qyteti Mykolayiv u bombardua përsëri këtë mëngjes", sipas një deklarate të mëparshme. Rusët goditën oborrin e një zone banimi, 20 metra larg një kopshti. Ka të lënduar nga granatimet.