Rusia po vazhdon të dërgojë gaz në Evropë përmes Ukrainës, ka konfirmuar prodhuesi rus i gazit Gazprom.
Prodhuesi rus i gazit ka thënë se furnizimi i tij me gaz në Evropë përmes Ukrainës – nëpërmjet pikës hyrëse Sudzha – vazhdon, pavarësisht luftës, raporton Al Jazeera, përcjell Bota sot.
Një kërkesë për furnizim me gaz përmes një pike tjetër hyrëse, Sokhranovka, u refuzua nga Ukraina, sipas Reuters.