Ukraina ka akuzuar Moskën për vjedhjen e metaleve nga qyteti i pushtuar i Mariupolit dhe ngarkimin në një anije të nisur për në Rusi, raporton Al Jazeera, përcjell Bota sot.
Komisionerja e parlamentit ukrainas për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisova tha se Rusia ka filluar të dërgojë 3,000 tonë produkte metalike në anijen e parë në Rostov-on-Don në Rusi, sipas Kyiv Independent.
Ajo shtoi se "për heqjen më të përshtatshme të plaçkës, pushtuesit kanë filluar të rivendosin lidhjet hekurudhore në Mariupol dhe Volnovakha".