Situata edhe më e vështirë në Severodonetsk

Bota

Situata edhe më e vështirë në Severodonetsk

Nga: A.SH Më: 29 maj 2022 Në ora: 11:29
Luftimet në Ukrainë

Luftimet po vazhdojnë në Severodonetsk në Ukrainën lindore, ku situata është bërë "edhe më e vështirë" dhe "armiku vazhdon të sulmojë", tha të dielën kreu i administratës rajonale të Luhansk.

Në një deklaratë, Serhiy Hayday ka thënë se 60 shtëpi janë shkatërruar në rajon, raporton Al Jazeera, përcjell Bota sot.

Dy persona, përfshirë një vajzë, janë gjetur të vdekur nën rrënoja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat