Policia izraelite i ka arrestuar disa palestinezë të dielën, derisa tensionet u rritën në Jerusalem para se të nisjet marshi nga izraelitët për Ditën e Flamurit.
Rreth 3,000 policë izraelitë u vendosën në të gjithë qytetin përpara se të mbahej tubimi, ata kishin planifikuar të kalonin në zemër të rrugës kryesore palestineze të qytetit të vjetër.
Izraeli thotë se marshimi ka për qëllim të festohet pushtimi i Jerusalemit lindor nga Izraeli, duke përfshirë qytetin e vjetër, në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.
Izraeli thotë se nga ajo kohë Jerusalemi është kryeqyteti i tij, edhe pse kjo nuk njihet nga shumë vende të botës, por edhe nga Palestina.
Marshimi i së dielës vjen në një kohë kur tensionet janë të shtuara, shkruan AP, transmeton KlanKosova.tv.
Policia izraelite është përballur vazhdimisht me demonstruesit palestinezë që hedhin gurë, ndërsa ata i gjuanin shpesh me plumba gome dhe granata trullosëse.