Më shumë tani për luftimet e ashpra që po zhvillohen në rajonin lindor të Donbasit. Yuriy Sak, një këshilltar i ministrit ukrainas të mbrojtjes, ka thënë për BBC se Rusia "po përpiqet të rrethojë dhe shkatërrojë xhepa të vegjël" të trupave ukrainase.
"Situata duket se është stabilizuar nga forcat e armatosura ukrainase, ata po mbrojnë zonat [që mbajnë]," thotë ai, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
“Agresorët rusë kanë shumë më tepër fuqi zjarri, shumë më tepër artileri të rëndë; ata po godasin ato zona 24/7 pa ndalur, dhe natyrisht ata po godasin shtëpitë e civilëve, infrastrukturën civile si dhe ushtrinë ukrainase”, thotë Sak.
“Situata është shumë, shumë serioze - dhe sigurisht që forcat e armatosura ukrainase vazhdojnë të presin dërgimin e më shumë armatimeve të rënda, të cilat ne kemi kërkuar nga Perëndimi për një kohë të gjatë tani”.