Siç raportuam më herët, evakuimet e civilëve janë ndalur nga rajoni Luhansk i Ukrainës pasi një gazetar francez u vra sot.
Tashmë janë bërë të ditura detaje të tjera rreth rrethanave të vdekjes së gazetarit.
Personi u vra pasi predhat ruse goditën një automjet që do të përdorej për evakuimin e civilëve nga një zonë afër Severodonetsk, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Më herët dëgjuam se makina kishte qenë rrugës për të marrë 10 persona.
Qyteti lindor i Ukrainës, në rajonin e Luhanskut, po përballet me bombardime intensive ruse, mes frikës se mund të bëhet Mariupoli i ardhshëm.