“A nuk është ky një version i rrëmbimit?”/ The Guardian: Putin nënshkruan dekretin, ja çfarë do të ndodhë me fëmijët ukrainas

Bota

“A nuk është ky një version i rrëmbimit?”/ The Guardian: Putin nënshkruan dekretin, ja çfarë do të ndodhë me fëmijët ukrainas

Më: 30 maj 2022 Në ora: 23:03
Moska ka depërtuar tashmë rreth 2 mijë jetimë në territoret e kontrolluara nga Rusia

Një gazetare ukrainase ka bërë publike faktin që presidenti rus Vladimitr Putin ka nënshkruar  një dekret i cili thjeshton procesin e marrjes së shtetësisë ruse për fëmijët ukrainas që janë jetimë ose që aktualisht pa kujdes prindëror. Një dekret i tillë i referohet më shumë rajonit të Donbasit, por nuk përjashton edhe fëmijët ukrainas që nuk jetojnë në klëtë zonë.

Me anë të një postimi në Twitter, gazetarja Anastasiia Lapatina, ngre alarmin në lidhje me faktin që sipas të dhënave të ofruara nga autoritetet ukrainase, Moska ka depërtuar tashmë rreth 2 mijë jetimë në territoret e kontrolluara nga Rusia, shqetësim ky që në fakt është shprehur shumë herë nga ukrainasit.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe ish zëdhënësja e presidentit të Ukrainës, Iuliia Mendel, e cila e ka quajtur ngjarjen një rast të rrëmbimit.

“A nuk është ky një version i rrëmbimit? Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për lehtësimin e marrhes së shtetësisë ruse për jetimët ukrainas apo atyre pa kujdes prindëror, veçanërisht në territoret e pushtuara”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat