Raundi i fundit i sanksioneve të BE-së përfshin ndalimin e 90% të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022

Bota

Raundi i fundit i sanksioneve të BE-së përfshin ndalimin e 90% të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022

Nga: M.H. Më: 31 maj 2022 Në ora: 06:16
Ursula von der Leyen

Bashkimi Evropian ra dakord të ndalojë 90% të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit, njoftuan të hënën drejtuesit e Këshillit Evropian.

Nafta ruse e dërguar me cisterna do të ndalohet, ndërsa do të bëhet një përjashtim për segmentin jugor të tubacionit Druzhba, tha në një konferencë shtypi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Segmenti verior i gazsjellësit i shërben Polonisë dhe Gjermanisë, të cilat kanë rënë dakord për embargon. Pjesa jugore shkon në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke.

Von der Leyen tha se do të bëhet një përjashtim për segmentin jugor, i cili përbën 10% të importeve të naftës ruse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat