Volodymyr Zelenskyy tha se është dashur shumë kohë për të rënë dakord për sanksionet e reja në Evropë duke theksuar se paketa e fundit u prezantua gati dy muaj më parë.
Në një fjalim drejtuar popullit ukrainas, ai tha se i ishte mirënjohës Charles Michel, presidentit të Këshillit Evropian, për "përpjekjen për të gjetur kompromiset e nevojshme" për të bërë të mundur masat, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
"Rusia duhet të ndjejë një çmim shumë më të lartë për agresionin e saj," tha ai.
“Pika kyçe është sigurisht nafta. Unë besoj se Evropa do të duhet të heqë dorë nga nafta dhe produktet e naftës ruse në çdo rast.
“Sepse bëhet fjalë për pavarësinë e vetë evropianëve nga armët energjetike ruse.
Dhe sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më e plotë do të jetë braktisja e naftës ruse, aq më i madh do të jetë përfitimi për vetë Evropën në fund.