Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, princin Faisal bin Farhan Al Saud, të martën.
Të cilat përfshinin diskutime mbi mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën, sipas një deklarate nga Departamenti i Shtetit.
“Sekretari nënvizoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën pasi ajo mbron sovranitetin dhe integritetin e saj territorial dhe theksoi nevojën për një përgjigje globale ndaj krizës së sigurisë ushqimore që rezulton nga lufta brutale e presidentit Putin”, thuhet në deklaratë.
Ata thuhet se diskutuan gjithashtu armëpushimin në Jemen, pasojat e cisternës së naftës Safer në rajonin e Detit të Kuq dhe programin bërthamor të Iranit.