E papritur/ Jep dorëheqje këshilltari i cili e ndihmoi Putinin që të vijë në pushtet

Bota

E papritur/ Jep dorëheqje këshilltari i cili e ndihmoi Putinin që të vijë në pushtet

Më: 31 maj 2022 Në ora: 09:18
Valentin Yumashev

Valentin Yumashev, dhëndri i ish-presidentit rus, Boris Yeltsin, i cili e ka ndihmuar presidentin Vladimir Putin që të vijë në pushtet, ka dhënë dorëheqje nga posti i këshilltarit në Kremlin.

Yumashev ishte një këshilltar i papaguar me ndikim të kufizuar në vendimmarrjen e Putinit.

Por largimi i tij heq një nga lidhjet e fundit me sundimin e Yeltsinit brenda administratës së Putinit, raporton Reuters.

Utin urdhëroi forcat e tij të armatosura të sulmonin Ukrainën më 24 shkurt në një pushtim që aleanca ushtarake e NATO-s thotë se është një akt agresioni të pajustifikuar dhe që Rusia e quan një “operacion special” të nevojshëm për të mbrojtur rusishtfolësit në Ukrainën lindore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat