Borrell: Ndalimi i naftës në BE do të shkurtonte paratë që Rusia i shpenzon për luftën në Ukrainë

Bota

Borrell: Ndalimi i naftës në BE do të shkurtonte paratë që Rusia i shpenzon për luftën në Ukrainë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 11:50
Josep Borrell

Marrëveshja e BE-së për të shkurtuar shumicën e importeve të naftës ruse do ta detyronte Moskën t’u ofrojë të tjerëve naftë të papërpunuar me një çmim më të ulët, sipas kryediplomatit të bllokut, Josep Borrell.

Ne jemi klienti më i rëndësishëm për Rusinë”, tha Borrell gjatë mbërritjes në ditën e dytë të bisedimeve të liderëve të BE-së.

“Qëllimi është që Rusia të ketë më pak burime financiare për të ushqyer makinën e saj të luftës”, shtoi ai.

Kujtojmë që BE në orët e para të mëngjesit mori vendimin për naftën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat