Gjykata ukrainase dënon me burg dy ushtarë rusë për krime lufte

Bota

Gjykata ukrainase dënon me burg dy ushtarë rusë për krime lufte

Më: 31 maj 2022 Në ora: 12:21
Ushtarët rusë, Alexander Ivanov Alexander Bobykin gjatë seancës gjyqësore në Kotelva, rajoni Poltava, Ukrainë.

Një gjykatë ukrainase dënoi të martën, me nga 11 vjet e gjysmë burg dy ushtarë rusë të kapur rob për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore. Ky është vendimi i dytë që jepet me akuzën për krime lufte që nga fillimi i pushtimit rus në 24 shkurt.

Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov, të cilët dëgjuan vendimin duke qëndruar në një qeli xhami të përforcuar në gjykatën e qarkut Kotelevska në Ukrainën qendrore, u deklaruan 'fajtorë' javën e kaluar.

Bobykin dhe Ivanov u shpallën fajtorë për "shkelje të ligjeve të luftës" në fund të një gjyqi që filloi në mes të muajti maj në qytetin e Poltava, sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve Interfax.

Sipas të cilës, të dy të pandehurit "e pranuan plotësisht fajin dhe u deklaruan të penduar".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat