Ukraina ndjek penalisht dhjetëra rusë për krime lufte

Bota

Ukraina ndjek penalisht dhjetëra rusë për krime lufte

Nga: A.SH Më: 31 maj 2022 Në ora: 15:45
Kryeprokurorja e Ukrainës Iryna Venediktova mbajti një konferencë shtypi në Hagë më parë

Ukraina ka identifikuar më shumë se 600 të dyshuar rusë për krime lufte dhe ka filluar ndjekjen penale rreth 80 prej tyre, thotë prokurori i përgjithshëm i vendit, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Iryna Venediktova ndodhet në Hagë ku ka takuar homologun e saj nga Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar akuzat për krime lufte.

Lista e të dyshuarve përfshin "ushtarakë të lartë, politikanë dhe agjentë të propagandës së Rusisë", tha ajo në një konferencë për shtyp më herët.

Ajo shtoi se Estonia, Letonia dhe Sllovakia kishin vendosur t'i bashkohen një ekipi hetimor ndërkombëtar në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat