Stoltenberg do të vizitojë SHBA-në

Bota

Stoltenberg do të vizitojë SHBA-në

Më: 31 maj 2022 Në ora: 21:28
Jens Stoltenberg

Nga data 31 maj deri më 3 qershor, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të qëndrojë për një vizitë pune në Uashington.

Ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë amerikanë, duke përfshirë sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan.

Sekretari i Përgjithshëm do të mbajë gjithashtu një fjalim në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit Johns Hopkins (SAIS), thuhet në njoftimin e NATO-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat