Raketat ruse godasin hekurudhën në Ukrainën perëndimore
![](/media/botasot.info/images/2022/June/02/auto_51654143356.jpg)
Raketat ruse kanë goditur një hekurudhë në Ukrainën perëndimore, sipas zyrtarëve ukrainas.
Sulmet ndodhën afër tunelit Beskyd në malet Karpate - jo shumë larg kufirit me Sllovakinë, raporton CNN, përcjell "Bota sot"
Është hera e dytë që rruga është shënjestruar nga raketat ruse.
Maksym Kozytskyi, kreu i administratës ushtarake të rajonit Lviv, tha se dy persona ishin plagosur.