Newsweek citon inteligjencën amerikane: Putin ka kancer, i ka shpëtuar një atentati në mars

Bota

Newsweek citon inteligjencën amerikane: Putin ka kancer, i ka shpëtuar një atentati në mars

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 19:45
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin është i sëmurë me kancer dhe i është nënshtruar një trajtimi në prill. Pas njoftimit nga kreu i inteligjencës ukrainase, konfirmimi vjen tashmë edhe nga inteligjenca amerikane.

Lajmi është raportuar nga Newsweek, duke cituar inteligjencën amerikane, sipas së cilës presidenti rus i kishte shpëtuar një atentati në mars.

Inteligjenca amerikane është e shqetësuar për një Putin gjithnjë e më “paranojak” që e bën luftën në Ukrainë të paparashikueshme, raporton a2news.

Në raportimin e vlerësimeve të tyre për Newsweek, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se izolimi në rritje i Putinit e bën më të vështirë për inteligjencën që të japë një vlerësim të saktë të shëndetit fizik dhe mendor të kreut të Kremlinit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat