​Mbi dy të tretat e bullgarëve jetojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe kursejnë energji elektrike dhe ujë

Bota

​Mbi dy të tretat e bullgarëve jetojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe kursejnë energji elektrike dhe ujë

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Mbi dy të tretat e bullgarëve e kuptojnë saktë termin "ekonomi familjare e qëndrueshme", ata kursejnë energjinë elektrike, ujin dhe detergjentet, dhe përdorin pajisje shtëpiake që kursejnë energjinë elektrike, kjo sipas një sondazhi të ‘Trend’, gjetjet e të cilit u prezantuan në një konferencë të organizuar nga BTA të enjten.

Sondazhi u krye në muajin maj, ku u anketuan rreth 1,002 persona përmes intervistave ballë për ballë, dhe ky sondazh është bërë me rastin e Ditës Botërore të Mbrojtjes së Mjedisit, 5 Qershorit.

Sondazhi jep një ide se çfarë bëjnë më shumë bullgarët që lidhet me mënyrën e qëndrueshme të jetesës dhe si e kuptojnë ata nocionin e ekonomisë familjare të qëndrueshme.

Sipas Dimiter Ganev nga ‘Trend’, 23% e njerëzve përdorin pajisje të kursimit të energjisë elektrike. Grupet më aktive të njerëzve, të moshës nga 30 deri në 59 vjeç, janë në një masë më të madhe të hapur ndaj tendencave mjedisore dhe të qëndrueshme. Përqindja më e madhe e të moshuarve, 47%, thonë se nuk i hedhin ushqimet dhe blejnë vetëm aq sa kanë nevojë. Ndërsa të rinjtë këtë opsion e zgjedhin më pak se një e treta, dhe kjo për shkak të mungesës së përvojës dhe gjykimit se sa ushqime do t'u duhen, dhe si mund të planifikohet për ditët në vijim.

Për gati gjysmën e bullgarëve mënyra e qëndrueshme e prodhimit ndikon në zgjedhjen e tyre.

Makina larëse e enëve është bërë një element kryesor i familjes gjatë pesë viteve të fundit, tregon gjithashtu sondazhi.

Konsumatorët bullgarë besojnë se përgjegjësia kryesore për mbrojtjen e mjedisit bie mbi prodhuesit dhe markat që duhet të prodhojnë produkte më të qëndrueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat