Ministri ukrainas flet për luftën, ja ku e parashikon fundin e saj

Bota

Ministri ukrainas flet për luftën, ja ku e parashikon fundin e saj

Nga: A.M Më: 5 qershor 2022 Në ora: 06:02
Oleksii Reznikov

Oleksii Reznikov, ministri ukrainas i Mbrojtjes, tha se është "e vështirë të parashikohet se kur do të përfundojë lufta, por parashikimi im optimist është se ajo mund të përfundojë deri në fund të vitit".

Reznikov po fliste në forumin GLOBSEC-2022 në Bratislavë në Sllovaki, raporton CCN, përcjell "Bota sot"

Ai tha se forcat e mbrojtjes ukrainase kanë nevojë ende për armë të rënda, kryesisht MLRS, si dhe për artileri të tjera, tanke, sisteme kundër anijeve, sisteme pa pilot, raketa dhe mbrojtje ajrore.

"Ne kemi nevojë për to shpejt dhe në sasi në përpjesëtim me shkallën e kërcënimeve. Ukraina u gjend në një gjendje lufte pa mbështetjen e duhur nga bota demokratike," tha ai.

"Situata po ndryshon tani, por ngadalë. Ne vlerësojmë kontributin e secilit vend që është aktualisht me Ukrainën, që është angazhuar për të rritur efektivitetin e mbështetjes ndërkombëtare," tha Reznikov.

Ai shtoi: "Ukraina ka ndryshuar filozofinë e saj në furnizimin me armë. Nëse në muajin e parë të luftës ne u fokusuam në marrjen e sistemeve portative antitanke dhe kundërajrore, tani natyra e luftës ka ndryshuar dhe ne kemi nevojë për më shumë armë”.

"Në rajonin e Khersonit, ushtria ruse po ndërton një mbrojtje të thellë. Qëllimi ynë është të parandalojmë realizimin e skenarëve rusë dhe të çlirojmë territoret tona sa më shpejt të jetë e mundur,"
tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat