Reuters: Hapësirat e mbyllura ajrore çojnë në anulimin e vizitës së ministrit të jashtëm rus në Serbi

Bota

Reuters: Hapësirat e mbyllura ajrore çojnë në anulimin e vizitës së ministrit të jashtëm rus në Serbi

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 00:25
Sergei Lavrov

Një burim në ministrinë e Jashtme ruse i tha të dielën agjencisë së lajmeve Interfax se vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov në Serbi është anuluar, pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionin e tij.

Burimi konfirmoi raportimet se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionin me të cilin do të shefi i diplomacisë ruse do të udhëtonte për në Beograd të hënën.

"Diplomacia jonë ende nuk e ka shpikur teleportimin", tha burimi.

Të premten ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se ministri Lavrov do të qëndrojë në Beograd me 6 dhe 7 qershor. Paralajmërimi pasoi dakordimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me presidentin rus Vladimir Putin, për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz nga Rusia. Presidenti serb thotë se synon anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, por me vite ka punuar për forcimin e lidhjeve me Rusinë.

Serbia, ka refuzuar deri tani t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat