Gjithsej 262 fëmijë janë "vrarë nga nazistët rusë" gjatë luftës në Ukrainë, ka pohuar parlamenti i vendit, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".
Verkhovna Rada citoi sot shifrën nga të dhënat e mbledhura nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Shifra e zymtë vjen pasi UNICEF zbuloi se të paktën dy fëmijë janë vrarë çdo ditë që nga fillimi i luftës më shumë se 100 ditë më parë.
Ai gjithashtu paralajmëroi se tre milionë fëmijë të bllokuar në Ukrainë tani kanë nevojë për ndihmë humanitare.