OKB: Pushtimi rus i Ukrainës “po kthehet në një krizë të trafikimit të qenieve njerëzore”

Bota

OKB: Pushtimi rus i Ukrainës “po kthehet në një krizë të trafikimit të qenieve njerëzore”

Nga: A.SH Më: 6 qershor 2022 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Përfaqësuesja Speciale e OKB-së për Dhunën Seksuale Pramila Patten ka thënë të hënën se ajo beson se zhvendosja “e paprecedentë” e miliona ukrainasve pas pushtimit të Rusisë po “shndërrohet në një krizë trafikimi njerëzor”, raporton Al Jazeera.

“Gratë dhe fëmijët që ikin nga konflikti janë në shënjestër të trafikimit dhe shfrytëzimit – në disa raste përballen me ekspozim të mëtejshëm ndaj përdhunimit dhe rreziqeve të tjera ndërsa kërkojnë strehim”, tha Patten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në qytetin e Nju Jorkut të hënën.

Patten tha se aleatët perëndimorë që mbështesin ushtarakisht Ukrainën gjithashtu kishin nevojë për një "përgjigje koherente dhe të koordinuar" për të adresuar urgjencën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat