Rau bën thirrje për futjen e paketës së shtatë të sanksioneve kundër Rusisë

Bota

Rau bën thirrje për futjen e paketës së shtatë të sanksioneve kundër Rusisë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 21:38
Zbigniew Rau

Bashkimi Evropian duhet të punojë së bashku për të vendosur një paketë të shtatë sanksionesh ndaj Rusisë, e cila duhet të përfshijë, ndër të tjera, një ndalim total të importeve të gazit dhe petrokimike ruse.

Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rau gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij austriak, Alexander Schalenberg në Varshavë.

Sipas tij, miratimi javën e kaluar i paketës së gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë është "një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të pavarësisë së Evropës nga burimet energjetike ruse", por, siç vlerësoi ai, kjo është e pamjaftueshme dhe prandaj duhet të punohet në paketën e shtatë të sanksioneve të fillojë menjëherë, raporton Ukrinform.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat