Një "Libër i torturuesve" që dokumenton "kriminelët e luftës dhe kriminelët nga ushtria ruse" do të lançohet në Ukrainë, tha Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij të natës të martën.
"Këto janë fakte specifike për njerëz të veçantë që janë fajtorë për krime specifike të dhunshme kundër ukrainasve," tha ai, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
“Dhe një “Libër i torturuesve” i tillë është një nga themelet e përgjegjësisë jo vetëm të autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve të luftës – ushtarëve të ushtrisë okupuese, por edhe komandantëve të tyre. Ata që jepnin urdhra. Ata që bënë të mundur gjithçka bënë në Ukrainë. Në Bucha, në Mariupol, në të gjitha qytetet tona, në të gjitha komunitetet që kanë arritur”.
Krijimi i këtij sistemi ka filluar prej disa kohësh, shtoi Zelensky.