Pamjet e reja satelitore të publikuara nga firma Maxar Technologies shfaqin bombardimet e fundit në qytetet në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.
Në fotot e publikuara shihen dëmet e shkatërrimet rreth Severodonetskut – aktualisht pikë kyçe e luftimeve.
Ku forcat ruse po synojnë ta pushtojnë tërësisht qytetin industrial.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/June/08/auto_auto_216546689541654673215.jpg)
Sipas raporteve të inteligjencës së Britanisë së Madhe, forcat ukrainase ende po mbahen në Severodonetsk.