Putini pas disa muajsh do të largohet nga pushteti, thotë ish-spiuni britanik

Bota

Putini pas disa muajsh do të largohet nga pushteti, thotë ish-spiuni britanik

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 16:26
Christopher Steele

Një ish-oficer britanik i inteligjencës, Christopher Steele, thotë se ai “nuk e sheh” presidentin rus Vladimir Putin, të jetë në pushtet “tre deri në gjashtë muaj nga tani”.

Duke folur për programin World at One të BBC Radio 4, Steele tha se sapo sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, veçanërisht masat energjetike, të fillojnë të hyjnë plotësisht në fuqi, ditët e Putinit do të fillojnë “të numërohen”.

Christopher Steele, që ishte autor i dosjes Trump-Rusi, vuri në dukje se shëndeti i Putinit po dobësohet.

Nëse burimet e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë të drejtë, tha ai, udhëheqësi rus mund të “paaftësohet” në atë kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat