Ish-agjenti i inteligjencës britanike: Putin i ka ditët e numëruara

Bota

Ish-agjenti i inteligjencës britanike: Putin i ka ditët e numëruara

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 18:36
Vladimir Putin

Ish-pjesëtari i inteligjencës britanike Christopher Steele, ka theksuar se presidenti rus Vladimir Putin i ka ditët e numëruara në krye të Federatës Ruse.

Sipas tij, në tre apo gjashtë muajt e ardhshëm, Putin nuk do të jetë më në udhëheqje të qeverisë ruse.

“Ditët e Putinit janë tashmë të numëruara, sapo sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, sidomos masat e marra në sektorin e energjisë, të japin efekt”, është shprehur Steele për BBC.

Ish-agjenti britanik shpjegoi gjithashtu se nëse të dhënat e burimeve të Britanisë dhe Shteteve të bashkuara mbi shëndetin e Putinit janë të vërteta në tre ose gjashtë muaj lideri rus do të jetë i paaftë për të udhëhequr.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat