Shefi i OKB-së: Lufta mund të sjellë valë të paprecedentë urie dhe mjerimi

Bota

Shefi i OKB-së: Lufta mund të sjellë valë të paprecedentë urie dhe mjerimi

Nga: A.SHbo Më: 8 qershor 2022 Në ora: 19:02
Antonio Guterres

Pasojat për botën e pushtimit rus të Ukrainës po përkeqësohen, thotë shefi i OKB-së Antonio Guterres, duke prekur 1.6 miliardë njerëz, raporton BBC, përcjell Bota sot.

"Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe i përshpejtuar," thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cituar nga agjencia AFP, teksa paraqet raportin e dytë të OKB-së për pasojat e konfliktit.

Lufta "kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi, duke lënë kaos social dhe ekonomik pas saj", thotë Guterres.

Ndërsa kriza e këtij viti duket se ka të bëjë me mungesën e aksesit në ushqim, viti i ardhshëm mund të jetë për mungesën e vetë ushqimit, paralajmëron ai.

"Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë stuhi grumbulluese - pushtimi rus i Ukrainës duhet të përfundojë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat