Ushtarët ukrainas luftojnë për çdo shtëpi dhe rrugë në Severodonetsk

Bota

Ushtarët ukrainas luftojnë për çdo shtëpi dhe rrugë në Severodonetsk

Nga: A.M Më: 10 qershor 2022 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Ushtarët ukrainas po luftojnë për çdo shtëpi në betejat në rrugë në një qytet kyç në Ukrainën lindore, ka thënë një guvernator rajonal.

Guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai tha sot se forcat ukrainase kanë mbajtur kontrollin e zonës industriale në skaj të qytetit të Severodonetsk dhe gjithashtu kontrollojnë disa seksione të tjera, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Ai tha se “betejat po zhvillohen për çdo shtëpi dhe çdo rrugë”.

Severodonetsk, qendra administrative e provincës Luhansk në rajonin industrial Donbas, ka qenë në fokus të ofensivës ruse javët e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat