Kryetari i qytetit të bombarduar të Mariupolit ka thënë se sistemet higjienike janë prishur dhe disa puse janë kontaminuar nga kufomat, duke shkaktuar një "shpërthim të dizenterisë dhe kolerës".
Vadym Boichenko i tha televizionit kombëtar se sëmundja ka të ngjarë të marrë mijëra jetë të tjera, krahas 20,000 banorëve të vrarë nga konflikti, përcjell Bota sot.
Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që të krijojnë një korridor humanitar për të lejuar banorët e mbetur të largohen nga qyteti, i cili tani është nën kontrollin rus.